Reagon Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë ndodhur në Kongresin amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, ditën e mërkurë, përkrahësit e Donald Trumpit janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku gjatë përleshjes mes forcave të rendit dhe demonstruesve pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 tjerë janë lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu