Pas denoncimit në redaksinë e JOQ nga një vajze e re ditën e djeshme e cila dërgoi një video të pakëndshme nga plazhi ku një i moshuar e ngacmonte me gjeste, ka ardhur një reagim i ndjerë nga mbesa e tij.
Mbesa e gjyshit e cila jeton jashtë Shqipërisë, ka kontaktuar redaksinë e JOQ duke kërkuar publikisht ndjesë.
Ajo thekson se familja do të marrë masa ndaj të moshuarit, duke theksuar se “nuk ka asnjë të drejtë të ngacmojë askënd”.
VAJZA SHKRUAN
“Përshëndetje JOQ,
Jam ndjekëse e juaja dhe po ju shkruaj si vajzë, mbesë dhe si pjesë e një familjeje. Jam mbesa e atij gjyshi që keni publikuar para gjysmë ore, i cili shihet duke ngacmuar një vajzë në plazh.
Më vjen shumë keq për atë vajzë dhe, nëse keni mundësi, ju lutem kërkoni falje në emrin tim dhe të familjes sime. Ndjej shumë turp për atë që pashë. Jetoj jashtë dhe të shoh një video të tillë më bën të ndihem jashtëzakonisht keq.
Ky problem me siguri nuk do të mbetet me kaq në familjen time, pasi do të merren masa ndaj gjyshit, sepse nuk ka absolutisht asnjë të drejtë të ngacmojë askënd.
Faleminderit shumë!”