Reagon Vetëvendosje Tiranë: Përqafimi i Ramës me Albin Kurtin, si përfaqimi i boksierit para grushtit të radhës

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ka reaguar pas intervistës së Ramës në Euronews Serbia dhe fotos që kryeministri Rama publikoi një ditë më parë me Albin Kurtin në Tiranë.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë“, shkruan Abazi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu