Real Madrid e mbylli sezonin me 13 milionë euro fitim

Klubi spanjoll Real Madrid e mbylli sezonin e kaluar me një fitim prej 13 milionë eurosh, raporton Anadolia.

Klubi konfirmoi se më 30 qershor 2022, vlera neto e Realit ishte 546 milionë euro.

Humbja e të ardhurave për shkak të pandemisë nga marsi 2020 deri më 30 qershor 2022 arriti në 400 milionë euro. Megjithatë, rimëkëmbja filloi në biznesin e klubit.

Thuhet se të hyrat për vitin fiskal 2021/22 arritën në 722 milionë euro, që është një rritje prej 10 për qind (69 milionë euro) krahasuar me sezonin e kaluar.

Real Madridi njoftoi gjithashtu se borxhi i tij neto është ulur në 310 milionë euro. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu