Real Madrid me vuajte siguron finalen e Superkupës

Koha e rregullt dhe vazhdimet mes Real Madridit dhe Valenicas u mbyllën me rezultat 1-1, ndërsa pas penalltive në finale të Superkupës së Spanjës kaluan mbretërit.

Në minutën e 38-të, mbretërit fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Benzema për 1-0. Por me të filluar pjesa e dytë, ‘lakuriqët’ arritën të barazonin rezultatin, me Toni Laton që asistoi të Samuel Dias Lino që shënoi për 1-1.

Ndeshja shkoi në penallti, ku më të sigurt u treguan lojtarët e Real Madridit që fituan për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu