Real Madridi po mendon për largimin e Eden Hazard në janar

Eden Hazard ende nuk ka treguar nivelin e pritur që nga ardhja e tij në verë 2 vite më parë dhe vendi i tij në ekip nuk është i garantuar. Me Vini JR dhe Rodrygo, duket se Reali mund ta largojë belgun më herët nga se pritej.

Los Blancos” do të dëgjojnë ofertat që në merkaton e dimrit. Klubi i Madridit gjithashtu po përgatit terrenin për zbarkimin e Mbappe dhe largimi i Hazard do të lehtësonte llogarinë e klubit.

Në parim, lojtari nuk do të kundërshtonte një kthim në Premier League, dhe nga Madridi do të ishte i lirë, madje përfshirë edhe një huazim deri në fund të sezonit me mundësi blerjeje. Hazard ka një kontratë deri në qershor 2024 dhe vlera e tij në treg aktualisht është rreth 40 milion euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu