Rebelët Husi shkrepën raketë balistike drejt pallatit mbretëror në Arabi

Lëvizja rebele jemenase Husi njoftoi se me raketë balistike ka qëlluar kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni Al-Masira, i afërt me lëvizjen shiite Husi, lajmëron se objektiv i sulmit ka qenë pallati mbretëror Yamama në të cilën është vendosur edhe rezidenca e mbretit saudit Salman bin Abdelaziz.

Burimi i njëjtë nuk bëri të ditur detaje për pasojat e sulmit.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror saudit Al-Ekhbariya raporton se forcat saudite interceptuan dhe shkatërruan raketën armiqësore balistike në jug të Rijadit.

Militantët Husi edhe më 4 nëntor me raketë balistike qëlluan aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Rijad, ndërsa forcat prosaudite të sigurisë interceptuan rrugës drejt objektivit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu