Pas ngjarjes të sotshme në një incident të armatosur në Reçicë të Tetovës, me çrast një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.
Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova. Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri. Ndërkohë që raportohet se forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit./Alsat-M