Reciprociteti, Kurti i përgjigjet Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë gjatë ditës së sotme i ka reaguar Qeverisë së Kosovës mbi vendimin për heqjen e tarifës prej 100% për t’a zëvendësuar me reciprocitet.

Përmes një komunikata për media, Ministria e Punëve të Jashtme ruse e ka quajtur Kurtin demagog, derisa kanë deklaruar se Kosova po e detyron Serbinë që ta njeh Kosovën përmes reciprocitetit.

E për këtë deklaratë Kurti gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk ka njohuri. Ai teksa ka vizituar komunën e Gjilanit është pyetur për reagimin e Rusisë, por ka thënë se nuk ka parë e as lexuar një deklaratë të tillë

Megjithatë, për Kurtin kjo është e pritshme.

“Nuk kam dëgjuar për reagimin. Por reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe s’do mend që atyre nuk iu ka pëlqyer”, u shpreh shkurti ai.

Kujtojmë se javën e kaluar, qeveria në detyrë largoi tarifën prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, derisa vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu