Referendumi lokal çka është ky? Shilegov flet i pari

Ndonëse me kushtetutë dhe ligje parashihet organizimi i referendumit, si në nivel qendror ashu dhe në atë lokal, Maqedonia shumër rrallë ose hiç nuk i praktikon referendumet lokale.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shlegov sot ka përmendur organizimin e referendumit lokal për Sallën Uiversale.

Ai përmend tre versione se cfarë duhet të vendoset ”Ka tre opsione. E para është ndërtim i ri i sallës Universale në lokacionin e tanishëm, e dyta është ndërtimi i saj në lokacion të ri dhe e treta është rikonstruimi i saj”, ka theksuar Petre Shilegov.

Në Maqedoni kemi ligj enkas për referendumin, por që elitata në pushtet hezitojnë t’a praktikojnë.

Eksperti i Shkencave Politik Shpendim Hoxha thotë për Agjencinë e lajmeve INA se Maqedonia e Veriut tani më është në stad të ri të procesit euro integrues dhe bën mirë t’a vë në funksion demokracinë e drejtprëdrejtë lokale.

“Në vendet Perëndimore shumë shpesh praktikohen referendumet lokale jo vetëm për tema të mëdha politike. Komuna duhet të jetë sa më afër qytetarit kur bëhet fjalë për plane urbanistike, sheshe, parqe, tregje. e jo si tek ne afër shkollave është lejuar të hapet pompa e benzinës. Kjo shpreh nivelin e zhvillimit të një shteti,ku politikanëet as që kanë haber se çfarë është referndumi lokal. Por ne dnuk duhet të dëshpërohmi si qytetar dhe duhet të ngisim çdoherë zërin kundër pushtetmbajtsve lokal qe nuk punojnë sa duhet për qytetareët”, thekson Shpendim Hoxha

Ndryshe Ligji për organizimin e referendumit dhe Ligji për vetëqeverisje lokale parashohin iniciativat qytetarve që përmes nënshkrimeve të deponuara në komunëe të organizohet referendum lokale për çështje me interes të komunitetit.

Nga vendet perëndimore Zvicra shquhet m shumë për organizimine referendumeve lokale

Më poshtë ja çfarë thotë Ligji për vetëqeverisje lokale për tubimin, iniciativën qytetare dhe referendumin lokal

Këshilli i komunës është i detyruar të shhpallë referendum kur atë e kërkojnë 20% e zgjedhësve ( referendum i domosdoshëm), ndërsa mund të shpallë referendum edhe për çështje nga kompetencat e saja (referendum fakultativ). Rezultatet e referendumit janë të domosdoshme për këshillin.

Iniciativa qytetare përbëhet në të drejtën që qytetarët t’i propozojnë këshillit të komunës sjelljen e aktit të caktuar ose zgjidhjen e çështjeve të caktuara nga kompetencat e saj. Ligji e përjashton iniciativën e qytetarëve për çështje kadrovike dhe financiare. Për iniciativën qytetare këshilli është i detyruar të debatojë nëse atë e përmbajnë 10% nga zgjedhësit e komunës edhe atë në afat prej 90 ditësh, si edhe t’i lajmërojë inisiatorët për sjelljen e vendimit .

Tubimin e qytetarëve e thirr prefekti me iniciativë personale, me kërkesë të këshillit ose me kërkesë të së paku 10% të zgjedhësve të komunës, gjegjësisht vetëqeverisja vendore. Organet komunale kanë detyrë në afat prej 90 ditësh ti shqyrtojnë konkluzionet e sjellura në tubim, t’i marrin parasysh gjatë sjelljes së vendimeve, si edhe t’I informojnë qytetarët për vendimet e sjella.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu