Kryetari i shumë mandateve në Han të Elezit, Refki Suma rrezikon ta humb komunën pa balotazh nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës.
Tani kur janë numëruar 70 përqind të votave, Mehmet Ballazhi i PDK-së ka marrë 50.26 përqind të votave.
Refki Suma ka mbetur i dyti për 42.46 përqind. Ndërsa Sherif Berisha i LVV-së ka mbetur me 7.29 përqind.