Reflektohen vërejtjet e ministrit Aliu: Kushtetuesja pezullon rritjen e pagave në Ministrinë e Financave Gjykata

Kushtetuese ka pezulluar rritjen e pagave prej 30 për qind në Ministrinë e Financave dhe organet e administratës shtetërore, që do të thotë se deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, ata nuk do të marrin pagë me rritje prej 30 për qind.

Edhe ministri i Shoqërise Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ngriti shqetësimin e tij për Ministrin e Financave e cila ka paga më të larta se ministritë tjera. Ai në një intervistë ka deklaruar se puna e pagave është kaos në shtet, dhe nuk është e drejtë nga punonjësit e ministrive tjera që Ministria e Financave të ketë 30% paga më të larta se ministritë tjera.

“Ministria e Financave ka 30% paga më të lartë se ministrit tjera, thjeshtë në aspekt administrativ nuk duket edhe bukur. Ke një person i cili punon në një ministri me një portfolje të punës së njejtë me një person tjetër, pra këtu është mungesa e nje ligji për rroga”. Ministri Aliu do të krijojë ligje që kanë për qëllim të regullojnë mënyrën se si institucionet publike operojnë, ligje që përcaktojnë standarte të forta për transparencën.Top24


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu