Refuzohet kërkesa e Gruevskit, pasaporta e tij vazhdon të mbetet e konfiskuar

Kërkesa e liderit të VMRO-DPMNE-së, për pezullim të masave të kujdesit të shqiptuara ndaj tij duke përfshirë edhe kthimin e dokumenteve të marra është refuzuar si e pabazë nga Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup1.

“Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar rreth kërkesës së të paditurit N.G. të parashtruar përmes avokatëve të tij për pezullimin e masave parandaluese, në një seancë jopublike, mori vendim me të cilën kërkesa refuzohet si e pabazë”, kumtoi sot Gjykata.

Nga atje theksojnë se të gjitha masat e shqiptuara vazhdojnë të mbesin në fuqi. Kundër këtij vendimi, siç theksohet në kumtesë, palët kanë të drejtë të ankohen në afat prej tre ditëve në Gjykatën e Apelit – Shkup. Pasaporta, Gruevskit i është marrë më 3 korrik të këtij viti me vendim të Gjykatës Penale me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për rastin “Titanik”, ndërsa masën e parandalimit e konfirmoi Gjykata e Apelit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu