Refuzohet kërkesa e PSP-së, Sead Koçan mbetet në liri

Sead Koçan mbetet në liri. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për të paraburgosur afaristin dhe ky vendim është përfundimtar.

Mbetet e hapur mundësia që PSP përsëri të kërkojë paraburgim. Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski, deklaroi se nëse ekzistojnë rrethana të reja, mund që përsëri të propozojnë paraburgim.

Nikolla Dodevski, avokati i Sead Koçan mendon se çmimi i paguar është garancë dhe provë se i dyshuari nuk do ta përsërisë veprën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu