Regjistrohen 131 raste me koronavirus dhe 6 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1297 testime janë regjistruar 131 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 34 janë në Shkup, 20 në Kumanovë, Shtip 5, Prilep 8, Strugë 3, Veles 1, Manastir 2, Ohër 4, Kavadar 2, Gostivar 12, Gjevgjeli 4, Strumicë 2, Radovish 1, Koçani 3, Makedonski Brod 1, Berovë 6, Valladovë 1, Vinicë 6, Dellçevë 10, Kratovë 1 dhe Sveti Nikole 5.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë shëruar 81 pacientë dhe gjashtë persona kanë humbur jetën.

Prej personave të vdekur një është pacient nga Ohri (56), dy nga Shkupi (63 dhe 80), dy nga Prilepi (78 dge 54) dhe një nga Shtipi (82).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikaurve me coronavirus është 14.293, numri i të shëruave është 11.014, numri i të vdekurve 596, ndërsa momentalisht raste aktive ka 2.683.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu