Një parti politike ka denoncuar parregullsitë që sipas tyre kanë filluar dje dhe vazhdojnë edhe sot. Sipas kësaj partie në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë një person është arrestuar pasi ka fotografuar votën, ndërsa në Saraj, Hasanbeg dhe Çair janë ankuar se një parti tjetër ju ka ofruar para nga 1000-1200 den qytetarëve në këmbim të votave. Sipas partisë që denoncoi gjatë votimeve të mbrëmshme të të burgosurve është konstatuar se në burgun e Idrizovës nga 2000 të burgosur sa ka gjithsej 700 nuk kanë qenë në listën e votuesve.










