Regjistrohu në Shkollën e Mesme Profesionale “Mosha Pijade” – E ardhmja jote fillon këtu!

Tetovë | Qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim QRAPT “Mosha Pijade”

A je duke menduar për të ardhmen tënde? A dëshiron të ndjekësh një profesion që të ofron aftësi praktike, mundësi punësimi dhe rrugë të hapur për sukses? Qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim QRAPT “Mosha Pijade” Tetovë është zgjedhja e duhur për ty!

🌟 Pse të zgjedhësh “Mosha Pijade”?

Traditë dhe përvojë shumëvjeçare në arsimin profesional

Mësimdhënie cilësore me staf të kualifikuar

Kabinete dhe laboratorë të pajisur me teknologji moderne

Praktika reale në kompani dhe institucione partnere

Mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të shkollës

Mundësi për të vazhduar studimet e larta në drejtimin e zgjedhur

🎓 Drejtimet që ofron shkolla jonë për vitin shkollor të ardhshëm:

🔧 Teknik i Makinerisë për automjete motorike – për ata që duan të punojnë me pajisje moderne në industri

💻 Elektroteknik për teknik të kompjuterëve dhe automatikës – 4 vjet – për dashamirët e teknologjisë dhe programimit

🔌 Elektroteknikë – energjetikë – 4 vjet – për ata që kanë pasion për rrymën, sistemet dhe pajisjet elektronike

🛠 Automekanik – për ata që duan të bëhen ekspertë në riparimin dhe mirëmbajtjen e veturave

👨‍🍳 Kuzhinier dhe Kamerier – 3 vjet – për ata që duan të ndërtojnë karrierë në gastronomi dhe turizëm

🚗 Teknik për komunikacion rrugorë – 4 vjet

🏗️ 📐 Ndërtimtari dhe gjeodezi – 4 vjet

🌻 🚜 🐶 🏥 Bujqësi dhe veterinari – 4 vjet në bashkëpunim me kompaninë “DOG&CAT” DOOEL – Tetovë

✨ Eja bëhu pjesë e suksesit!
Në QRAPT “Mosha Pijade”, ne nuk mësojmë vetëm teori – ne përgatisim profesionistët e së ardhmes! Bëhu pjesë e një ambienti dinamik, ku talenti yt zhvillohet dhe ëndrrat marrin formë.

📅 Regjistrimet janë të hapura!
Mos e humb mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme. Vizito shkollën tonë ose na kontakto për më shumë informacione.

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.

https://e-uslugi.mon.gov.mk

Do të ketë dy aplikime në periudhën e regjistrimit në qershor dhe një në gusht.

1️⃣.Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet prej orës 00:00 të datës 14 qershor deri ora 23:59 të datës 17 qershor 2025. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është me datë 18 qershor 2025 nga ora 08:00 deri ora 19:00 si dhe 19 qershor 2025 prej ora 08:00 deri në orën 17:00, ndërsa rënditja përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira,secila shkollë e publikon më 20 qershor 2025, më së voni deri në ora 12:00, në vend publik në shkollë dhe/ose në ueb faqen e shkollës.

2️⃣. Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më 30 qershor 2025 prej ora 00:00 deri në ora 23:59, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 1 korrik 2025 prej ora 10.00 deri
në ora 19:00

📞 Kontakti: 044 330 494 & 072 268 063
📍 Adresa: [“Rruga e Ilindenit” nr. 301, 1200 Tetovë] 📧 Email: [[email protected]] 📱 Facebook: QRAPT.”Mosha Pijade” Tetovë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu