Reisi Shaqir Fetahu premton transparencë për punën e BFI-së

Ushtruesi i detyrës së reisit Shaqir Fetahi paraqitjen e sotme për shtyp ia kushtoi ekipeve të gazetarëve. Ai ju premtoi atyre se do të jetë i hapur dhe transparent për të gjitha informacionet që gazetarët do t’i kërkojnë rreth aktiviteteve të BFI-së. Reisi Fetahu u zotua se do të jetë krahu mbrojtës i gazetarëve dhe se asnjëherë nuk do t’i fshehin informacionet që ata i dijnë. Shtoi se për ata nuk ka rëndësi gjuha në të cilën raporton gazetari dhe as përkatësia fetare e kombëtare, por vërtetësia e informacionit, i cili duhet të jetë i bazuar në rregulla të informimit dhe në Kodin Etik.

“Në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonsië së Veriut ju garantoj se për ne çdo moment dhe çdo medium, gazetë ka peshë dhe vlerë të njejtë përderisa i përmbahen rregullave të informimit të drejtë dhe rrespektojnë Kodin e gazetarisë. Për ne nuk ka prioritet gjuha në të cilën informon gazetari dhe as perkatësia e tij kombëtare dhe fetare. Në këtë kohë të eksplodimit të informacioneve që po përhapen me shpejtësi marramendëse dhe të gjithë ne po e perjetojmë nga afër revolucionin infomativ, po fuqizohet ai rregull ivjetër se forcën dhe fuqinë e kanë ata që i posedojnë informatat”, deklaroi Fetahi.

Ai ju drejtua gazetarëve duke ju thënë se janë partnerët e tyre në përhapjen e të vërtetës dhe se ata do të jenë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim lidhur me çështjet të cilat kanë bazë serioze dhe që nuk janë prodhim i thashethemeve e as trillime.

Fetahi u shpreh se me të gjitha proganet e veta do përpiqet që të ofroj fakte të vërteta, informacione të qëndrueshme për gazetarët.

Ndërkaq, njoftoi se për zgjedhjet në BFI do të vendos Riaseti dhe po ashtu bëri të ditur se ende nuk është caktuar askush në pozitën e myftiut të Gostivarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu