Reja zbulon të vërtetën e largimit të Xhakës nga Kombëtarja

Edoardo Reja ka sqaruar të vërtetën në lidhje me Taulant Xhakën. Lojtari i Baselitu ftua për dy ndeshjet e radhës, por ai nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares. Trajneri italian zbulon bisedëm me lojtarin dhe shuan çdo polemikë në lidhje me largimin e tij.

“Kam folur me të, jo direkt, por bashkëpunëtorët më thanë. I thashë që do të luash një nga dy ndeshjet. Ai më tha se në ndeshjen e fundit të kampionatit ka dalë 10 minuta përpara ndeshjes për një problem fizik. Më tha se do preferonte të qëndronte në shtëpi për t’u kuruar. Nuk ishte një zgjedhje e jona, por e tij. Kemi arritur një ekuilibër skuadre. të gjithë janë të qetë dhe janë të lumtur kur vijnë në skuadër.

Kush vjen këtu duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet të tregojë probleme. Të gjithë mund të luajnë, por vendimet i merr trajneri. Nëse duam një grup të fortë, që e do kombin dhe skuadrën, duhet të vijë edhe kur nuk luan. Gjithmonë është Shqipëria që zbret në fushë. Kush mendon se është Messi, nuk ka vend këtu. Më vjen keë për Grezdën, ishte lojtar me potencial të madh. Nuk pranoi disa situata dhe nuk e pranoi ftesën tonë Të gjithë duhet të pranojnë situatën dhe vendimet”, thekson Edi Reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu