Reklama kontroverse ku familja myslimane shfaqet duke festuar Krishtlindjen (VIDEO)

Kompania britanike Tesco, është kritikuar ashpër për reklamën e fundit, ku shfaqen familjarët myslimanë teksa urojnë për Krishtlindje.

Përmes llogarive në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë drejtuar ofendime raciste dhe kërkuan të mos blihen produktet e zinxhirit të lokaleve Tesco.

Nuk ka vonuar shumë dhe zyrtarë të kompanisë kanë lëshuar një raport, për të mbrojtur projektin që e lansuan në prag të festës.

“Të gjithë janë të mirëseardhur, është moto e kësaj reklame. Pasi të gjithë kanë familjarë dhe miq që u përkasin feve tjera, vendosëm t’i bëjmë pjesë të reklamës”, është reagimi mbrojtës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu