Rekord i ri i rasteve të reja, 364 të infektuar në 24 orët e fundit (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në dalje për media bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2140 teste të realizuara, 364 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ky numër është një rekord i ri pasi që dje numri i të infektuarve ishte 317.

“Dje kemi pasur numrin më të madh, disa ditë është rreth 200, dje 317, sot 364”, tha Filipce.

Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në Maqedoninë e Veriut. Edhe sot qyteti i Shkupit ka pasur më shumë raste pozitive plot 184 duke vazhduar: Kumanovë 13, Dibër 1, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 19, Strugë 6, Veles 4, Manasatir 10, Ohër 4, Kavadarc 5, Gostivar 4, Gjevgjeli 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 5, Radovish 11, Koçan 17, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Berovë 3, Vallandovë 3, Vinicë 2, Dellçevë 4, Sveti Nikollë 11, Kërçovë 3 dhe Negotinë 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 106 pacientë të shëruar nga virusi korona. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu