Rekordet e shitjes së Bayraktar TB2

Bayraktar TB2, një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar në Turqi, është bërë avioni më i eksportuar në botë, duke rritur numrin e vendeve në të cilat eksportohet në 24.

Haluk Bayraktar, CEO i Baykar, një kompani që prodhon mjete ajrore pa pilot, tha për Anadolu se pjesa e eksporteve në të ardhurat e kompanisë për këtë vit ka arritur në 98 për qind.

Duke folur në prag tw ngjarjes më të madhe teknologjike të Turqisë, Teknofest, që po mbahet në provincën Samsun të Detit të Zi, ai tha se Bayraktar TB2 është bërë droni luftarak më i eksportuar në botë.

Kompania ka nënshkruar kontrata eksporti me katër vende për dronin e dytë Bayraktar Akinci.

“Më shumë se 400 Bayraktar TB2 dhe 20 Bayraktar Akinci janë prodhuar deri më tani”, tha Bayraktar.

Ai shtoi se kapaciteti vjetor i prodhimit të avionëve Bayraktar TB2 është 200.

Ai theksoi se ka plane për rritjen e prodhimit vitin e ardhshëm në 500 Bayraktar TB2 dhe 40 Bayraktar Akinci.

“Ne përpiqemi të rrisim kapacitetin prodhues me investime të mëdha çdo vit,” tha drejtori ekzekutiv i Baykar. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu