Rekordi i veçantë i Milner, askush si mesfushori i Liverpool në Premier

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Newcastle ditën e djeshme. “Anfield” bosh nuk tremb më askënd dhe në stadiumin mitik, aty ku skuadra e Jurgen Klopp ka qenë pothuajse perfekte, këtë sezon kanë qenë të shumta ekipet që kanë marrë pikë.

Hap fal i kampionëve në fuqi të Anglisë, të cilët rrezikojnë seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Një rekord i veçantë u vendos ditën e djeshme dhe ai i takon James Milner. Klopp vendosi ta aktivizonte mesfushorin në minutën e 58-të.

35-vjeçari anglez zëvendësoi Diogo Jotan, teksa kjo ishte hera e 159-të ai zëvendësonte një shok skuadre në Premier League. Rekord në elitën e futbollit anglez, me Milner që ka parakaluar Peter Crouch (është futur në fushë 158 herë si zëvendësues).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu