Remzie Osmani marton djalin, detajet për dasmën

Dasma që pritet të zgjasë tri ditë Dasmave më të komentuara shqiptare po i shtohet edhe një. Bëhet fjalë për dasmën e djalit të këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmani, i cili në fillim të muajit prill do t’i jap fund beqarisë. Hamza dhe Gëzime Krasniqi kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë më 7 prill dhe padyshim që për këtë gëzim të familjes, ata po përpiqen maksimalisht që të organizojnë një dasmë madhështore, shkruan rtv21.tv Enon Turtulla nga produksioni XL Films, ka konfirmuar për rtv21. tv se do të xhirojnë dasmën e djalit të Remzie Osmanit, që do të mbahet më 7 prill nën ambientet e Luxory Royal në Prizren.

Sipas Turtullës, kjo dasmë madhështore e djalit të Remzies do të mbledh emra të njohur të skenës muzikore, miq e familjarë të këngëtares. Po ashtu, Turtulla ka ndarë edhe disa detaje nga kjo dasmë. Ai ka treguar se çifti do të realizojë fotosesion në Mal të Zi më 2 dhe 3 prill. Ndërkohë, këngëtarja në një intervistë për “Mirage” ka treguar se ajo do t’i këndojë 2-3 këngë në dasmën e djalit, me kërkesën e tij dhe se kjo dasmë do të zgjasë tri ditë, shkruan rtv21.tv Hamza dhe Gëzimja u fejuan në tetor të vitit 2017.

Ndërkaq, kur flasim për produksionin XL Films, ata do xhirojnë edhe dasmën e Bleros dhe të Afronës që do të mbahet në shtator të këtij viti. Produksioni i njohur “XL Films” ka xhiruar edhe dasma të tjera të emrave të njohur të estradës si: Besnik Qakës, Marina Vjollës dhe Getoar Selimit etj./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu