Reportazhi i hebreut që hyri vjedhurazi në Mekë: ç’pamje transmetoi?

Një gazetar izraelit shkeli ndalimin e hyrjes së jomuslimanëve në vendin më të shenjtë musliman në Mekë dhe shkaktoi reagime të ashpra në internet, por ndoshta edhe dëmtoi përmirësimin e marrëdhënieve midis Tel Avivit dhe shteteve të Gjirit, raportuan mediat arabe ditë më parë.

Ishte ai Channel 13 i Izraelit që transmetoi reportazhin 10-minutësh në gazetarit Gil Tamary.

Tamary, i cili shoqërohej nga një udhërrëfyes lokal, fytyra e të cilit ishte errësuar në video që mos identifikohej, foli me qetësi në hebraisht dhe herë pas here kalonte në anglisht për të shmangur që dikush ta njihte si izraelit.

Pamjet ngjallën kritika të ashpra në internet, me hashtagun në Twitter “Hebreu në Xhaminë e Madhe të Mekës”.

Në mesin e kritikëve ishte dhe Mohammed Saud, një aktivist saudit pro-izraelit, i cili shkroi: “Miqtë e mi të dashur në Izrael, gazetari juaj hyri në qytetin e Mekës, në botën e Islamit, dhe paturpsisht u filmua atje“.

“Turp për ty Channel 13 që fyen besimin islam në këtë mënyrë. Ti je i pasjellshëm”, tha ai.

Më tej, ministri i Bashkëpunimit Rajonal i Izraelit, Esawi Freij, i cili është musliman, kritikoi reportazhin e Tamary-t, duke e quajtur “budallallëk dhe dëmtues” për lidhjet Izrael-Gji.

Po si u gjend aty Tamary? Ai ishte në Jeddah duke raportuar gjatë një vizite të presidentit amerikan Joe Biden.

Pas reagimeve të ashpra, ai kërkoi falje dhe tha se nuk kishte për qëllim të ofendonte muslimanët.

“Nëse dikush është ofenduar nga kjo video, kërkoj ndjesë të thellë. Qëllimi ishte të tregohej rëndësia e Mekës dhe bukuria e fesë, dhe në këtë mënyrë të arrihet më shumë tolerancë dhe gjithëpërfshirje fetare”, shtoi ai.

Ja reportazhi i hebreut të Mekë, në ditët e Haxhit:

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu