Retorika e marionetës serbe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut (MV) Kovaçevski kundër Albin Kurtit, nuk ishte as a rastësishme, e as emocionale.
Thjeshtë, ishte veprim i koordinuar i tij me Aleksandar Vuciqin, për ta njollosur Kosovën, para liderëve të rajonit dhe sidomos presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenskit, me qëllim të minimizimit të shanseve që Ukraina ta njohë Kosovën, si dhe maksimalizimi të pozitës së Serbisë, si faktor stabiliteti.
Mbetet pyetja, edhe sa kohë, edha çka duhet të ndodhë, që shqiptaret ta thonë: Boll më!
Duro intrigat 30 vjeçare të serbofilëve shkupjanë me Greqinë, duro intrigat e serbofilëve kundër Bullgarisë, lufto për ta futur vendin në NATO (për t’i shpëtuar nga Shqipëria e Madhe, de!), lufto për t’i futur në BE, e ndërkohë askush një fjalë proteste për urrejtjen psikopatologjike të tyre ndaj nesh – që nga djepi e deri pleqëri.
BDI e Aleanca, mund të durojnë deri në pafundësi. Edhe ‘Prima Nocta’ me ju vendos si kusht, ata e arsyetojnë me “miqtëëëë taaaanë ndërkombëtaaaar”.
A e kemi Boll, ne?!