“Revolta” e dibranëve

Armand Maho

Hera e pare dhe e vetme qe do ta vizitoja Dibren e Madhe ishte vjet ne tetor kur do kaloja per ne Shkup.

Ne fakt eshte rruga me e gjate, por kisha degjuar aq shume per te sa kuriozite me beri te dilja nje here atyre viseve të Shqipërisë Lindore, që nisen t’i merren e t’i jepen  sllavëve pikërisht si sot 104 vjet me pare kur u hap Konferenca e Londrës (17 dhjetor).

Ne fakt çka gjeta atje ishte nje zhgenjim.

Dibra e Madhe, ne 95% te popullsise se saj shqiptare autoktone ishte e denje per fotot e Marubit.

Mungonin investimet, rruge te ngushta ndersa tregu karakteristik ishte nje kaos i vertete.

Me la shijen nje qyteti te mbetur ne vend numuro, diku mes viseve te humbura te Anadollit prej pushtimit tmerrues jugosllavist e thash maqedonase.

Kryetari i Bashkise prej dy mandatesh, para se t’i hynte politikes nen ombrellen e Ali Ahmetit kish qene klerik, reshtuar ndoshta edhe prej dhunës sllave kundra shqiptarëve si i ri ne kohe te ish-Jugosllavise, antar i Partise Komuniste jugosllave.

Ish ateisti djeshem shpejt ishte kthyer ne nje njeri fetar. Para gjashte apo shtate vjetesh hoxha, sic me thane i kish hyre politikes.

Nje kapercim qe vetem shqiptaret mund ta bejne, por gomarlleku me i madh eshte i atyre qe e votuan sepse nje njeri i fese qe braktis punet e perendise per politiken vetem hajer nuk ke dhe smund te jete gje tjeter vetem se hajdut e parazit.

Mu kujtua kjo histori kur pashe se ish hoxha tashme i konvertuar ne kryetar bashkie, ishte irrituar goxha per rezultatin qe kish marre LSDM e Zoran Zaevit ne Diber te Madhe dhe per kete akuzonte komunitetin dibran ne Amerike.

Ishte pikerisht ky komunitet qe ia siguroi fitoren.

Ne fakt para se ta shohe fajtorin te te tjeret “zaptuesi” i bashkis duhet ta kerkoje te vetja dhe te forca politike qe e ai perfaqeson.

E para BDI lindi si parti e UÇK ne vitin 2001, dhe vit pas viti eshte votuar nga shqiptaret atje.

Por pasi merrte votat Ali Ahmeti me te tjere hynin ne pazare politike me Nikolla Gruevskin dhe ishte aktori kryesor qe ai dhe sot e kesaj dite pas 15 vjetesh eshte kryeninister.

BDI kritikohet se nuk foli kur shqiptareve u mohohej gjuha, nuk foli as kur Gruevski, një kundrashqiptar i pafshehur, harxhoi miliarda per nje histori maqedonase qe nuk ekziston.

Nuk foli per investimet e munguara ne zonat shqiptare, dhe varferia qe rritet cdo dite atje.

Nuk pyeti kurre pse ka dy realitete ne maqedoni, ai i maqedonasve dhe ai i shqiptareve?!

Mjaftonin benefitet qe merrte nga Gruevski, siç e përflasin vazhdueshëm kubdërshtarët, ne kurriz te çeshtjes shqiptare.

Kjo çoi qe kunder tij dhe ne favor te Zaev te votoje dhe Haracina simboli i qendres shqiptare atje.

E dyta me njohurite e mia modeste qe kam dhe me cfare pashe ne Diber, vota e shqiptareve ishte dhe nje revolte ndaj veprimeve te tij.

Grabitje pronash, klientelizem dhe favore ne kurriz te banoreve te kesaj zone ishte ajo cka kish sjelle zgjedhja e tij.

E akuzojnë se shkoi deri aty sa te shiste token ku ndodheshin varrezat e qytetit, me qellim pervetesimin e fondeve te akorduara nga qeveria turke per ndertimin e nje gjimnazi.

Kryetari kish mbjelle percarje dhe urrejtje mes njerzve te cilet ndaheshin ne kundershtar dhe ne perkahes te tij.

Nderkohe qe ne zgjedhje kish marre nje vote plebishitare te te gjithe qytetit.

Kjo ishte arsyeja pse qyteti u revoltua dhe vota e tyre nuk ishte nje vote antishqiptare, por ishte nje vote kunder pazareve te BDI dhe kryetarit te bashkise atje.

Ishte nje vote kunder mbajtjes ne pushtet te antishqiptarit Gruevski nga shqiptaret.

Mundesia e tyre e vetme ishte vota per nje tjeter maqedonas, Zoran Zaev, socialdemokrat që mban nën lëkurë jo ndonjë dashuri për shqiptarët.

Por, ishte mundësi për t’ia dërguar nje mesazh BDI dhe klerikeve politikane qe folem, duke i kujtuar se shume shpejt do i vije dhe radha e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu