Rexhepi: BESA është pjesë e shumicës parlamentare

Kastriot Rexhepi sonte ishte i ftuar në Televizionin 24 ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, i cili ka thënë se BESA është pjesë e shumicës parlamentare, dhe se kjo Lëvizje në vazhdimësi ka qenë pjesë konstruktive e aktualitetit politik.

“Më në fund Ivanov duhet të bëjë një punë të mençur pas shumë të këqijave që ka bërë për shtetit, që t’ia ndajë mandatin shumicës, sepse në të kundërten do të jetë pjesëmarrës direkt në zhvillimet e fundit dhunuese”, – theksoi Rexhepi.

Tutje ai tha se menjëherë duhet të departizohet sistemi në tërësi, si dhe të dekriminalizohet politika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu