Rexhepi: Procesi gjyqësor vazhdon, falsifikuesit e mëparshëm mashtruan përsëri (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi, ka mbajtur konfernecë për gazetarë, pas deklarimit të mëhershëm të Bilall Kasamit.

“Disa prej falsifikuesve të mëparshmëm të dokumentacioneve të Lëvizjes BESA, sot deklaruan se gjoja morën legalitetin e Lëvizjes BESA. Kjo nuk është e vërtetë dhe është mashtrimi i radhës. Fjala është për vendimin e shkallës së parë, i cili është marrë në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga ish-përfaqësuesi jurdik i Lëvizjes BESA. Procesi vazhdon. Gjykata Themelore do të prononcohet përsëri për shkak se pret vendimin e Gjykatës Administrative për falsifikimin e dokumenteve dhe zhvleftësimin e tyre, por edhe pritet epilogu i padisë së përgjithshme ndaj falsifikuesit, gjë që detyrimisht do ta ndërrojë vendimin e shkallës së parë”, deklaroi Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu