Rezervoni pushimet: Nga 1 qershori hapen plazhet në Shqipëri

Qeveria në Shqipëri ka marrë vendim që me një qershor të hapen kufijtë tokësor dhe plazhet. Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se prej datës 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dyjavor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.

“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjinë e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dyjavor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet evropiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dyjavore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu