Rezultatet e zgjedhore të Vetëvendosjes, kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit Albi Kurti i ka krahasuar me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008,
Duke folur për këto rezultate, Kurti ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të para ka marrë shumë mesazhe përgëzuese
Këto mesazhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i krahason me ato kur kishte dal nga burgu.
Kurti në Rubikon të KTV-së tha se pas rezultateve zgjedhore po sheh një lloj çlirimi të qytetarëve.
“Ka një çlirim të qytetarëve, një lloj entuziazmi të tretë, këtë shans nuk duhet ta lëshojnë. Unë jam i bindur edhe njëherë që për t’iu kthyer qytetarëve shpresa duhet t’u kthehet guximi”, ka thënë ai.
“Ne së pari konsiderojmë që pushtetet pas luftës por edhe politika i kanë shumë borxh qytetarëve të Kosovës dhe këtë duhet t’ua kthejë qytetarëve me politika sociale e me zhvillim ekonomik. Janë 18 vjet por edhe sikur të ishin 18 muaj do të ishin shumë”, ka thënë ai.










