Ribashkimi Bora-Donald, Beatrix Ramosaj thyen heshtjen

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka reaguar për herë të parë për lajmet e ribashkimit të Donaldit dhe Borës.

E pranishmë në “Netët e klipit shqiptar”, ajo u shpreh mes tjerash se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, tha Trixa.

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit, këngëtarja u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë. Nuk kam pasur kohë”.

Kujtojmë që Beatrixi arriti të triumfonte në spektaklin në “Netët e klipit shqiptar”, pasi fitoi çmimin e madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu