Zyrtari I lartë për cështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Filip Riker, në Forumin 2BS, në organizim të Aleancës Atlantike të Malit të Zi, ka theksuar se Rusia dhe Kina përpiqen të bëjnë obstruksione ose të ngadalësojnë integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Rusia po përpiqet të mbjellë kaos politik dhe të përfitojë prej tij, Kina po përpiqet të blejë besnikërinë e rajonit përmes investimeve strategjike, të ngarkuara me hua që do të jenë një barrë për brezat e ardhshëm”- tha Filip Riker diplomat amerikan.
Lidhur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga ana e Bullgarisë për shkak të gjuhës, Reeker ka vlerësuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë marrë hapa të rëndësishëm dhe të vështirë në rrugën drejt integrimit evropian. “Është zhgënjyese të shohësh vonesa në disa hapa burokratikë që përsëri vendosin në pikëpyetje negociatat e pranimit dhe nxisin çështjen e besueshmërisë së BE në rajon,”– shtoi ai.
Sa I përket Kosovës dhe Serbisë, diplomati amerikan Filip Riker tha se status-kuoja është e paqëndrueshme dhe vlerëson se Marrëveshja e Uashingtonit është shembull lidershipi që I duhet rajonit. SHBA-të dhe BE-ja ndajnë një vizion të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Është vizioni I rajonit të integruar në aleancën euroatlantike. Ajo nuk është cënuar viteve të kaluara, për cka flasin Marrëveshja e Prespës, marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri, zgjedhjet në Mostar si dhe Marrëveshja e Uashingtonit dhe dialogu Serbi-Kosovë”.- tha Filip Riker. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike.









