Reshje me intensitet të ulët të borës ka filluar të bjerë në Kodrën e Diellit.
Trafiku në rrugë shtetërore po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, me përjashtim të disa vendeve, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
LAMM rekomandon qarkullim të kujdesshm, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të trafikut.
Në disa gryka rrugore është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugën Koçani – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resen – Bukovë.
Intensiteti i trafikut në rrugë jashtë zonave urbane është mesatar.
Në kufijtë në anën maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje. /albeu