Rikthehet makthi, edhe një tjetër ndeshje Serbi-Shqipëri?

Në muajin shtator të vitit të ardhshëm do të startojë kompeticioni më i ri i projektuar nga FIFA, Liga e Kombeve. Duke parë pozicionin që ka aktualisht kombëtarja shqiptare në renditjen e FIFA-s, pritet të jetë pjesë e Ligës C.

Në këtë ligë bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Skocia, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estoni dhe Azerbajxhani.

Këto ekipe do ndahen në 4 grupe (3 nga ekipe, një me 3 ekipe) ndërkohë që rrezikohet që sërish Shqipëria të luajë me Serbinë dhe UEFA nuk e pengon diçka të tillë, edhe pas problemeve që pati në kualifikueset e EURO 2016.

Përballje si Ukrainë-Rusi dhe Armeni-Azerbajxhan nuk lejohen, kjo për shkak të situatës mes shteteve, ndërsa për përballjen e vendit tonë me Serbinë, UEFA nuk ka lëshuar asnjë urdhëresë që nuk duhet të luhet një sfidë e tillë. /Joq


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu