Rinovimi, dy fiksime dhe opsioni Portugali: Buffon pret një sinjal nga Juventusi

Giggi Buffon mund do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Portieri i “përjetshëm” feston 44-vjetorin e lindjes janarin e ardhshëm, teksa pasioni për të qëndruar mes shtyllave nuk i është shuar akoma. Fitimi i Champions League mbetet një ëndërr e madhe që po shuhet me kalimin e kohës, ndërsa “gardiani” shpreson të grumbullohet me Italinë në Botërorin Katar 2022.

Mjafton edhe si portier i tretë, pasi do të ishte Botërori i gjashtë ku merr pjesë, një arritje që nuk e ka bërë asnjë futbollist më parë.

Rikthehemi te Juventusi. Më 23 maj zhvillohet finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantës, kompeticion ku Buffon është titullar.

Nëse drejtuesit e klubit nuk do i ofrojnë rinovimin me një tjetër vit deri në atë datë, Buffon do të shohë për alternativa të tjera. Dëshira e madhe është të firmosë me një klub që garon në Champions, përndryshe mund të tërhiqet përfundimisht. Porto ka dalë si opsion, por është akoma herët për të marrë një vendim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu