Rita Ora: Do të ishte e mrekullueshme sikur të bëja një këngë në shqip

Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “20 min” teksa ka folur para festivalit të parë shqiptar në Zurich – “Alba Fest” – ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.

Biondina ka pohuar se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe.

“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, ka thënë këngëtarja,.

E pyetur për yjet tjera shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha me sukses ndërkombëtar, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin.

Ajo ka thënë po ashtu se njeh yjet shqiptare në Kosovë e Shqipëri duke deklaruar se është e lehtë të gjejë talentet lokale përmes internetit.

Ndryshe, Rita ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në festivalin muzikor që do të mbahet në shtetin zviceran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu