Rita Ora fejohet me Taika Waititi

Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se janë fejuar. Ylli i popit dhe regjisori dhe tashmë nuk po humbasin kohë duke planifikuar dasmën e tyre, sipas gazetës britanike The Sun. Prej disa muajsh është raportuar për një fejesë të mundshme midis tyre por ata nuk kanë reaguar ende publikisht.

Sipas mediave të huaja, ata kanë planifikuar një ceremoni intime ndërsa pritet të mbajnë dhe një festë të madhe gjatë verës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore aktualisht është duke punuar në disa projekte filmike dhe është gjithashtu trajnere në The Voice Australia.

Dyshja po përgatisin një dasmë të qetë në Londër përpara se të bëjnë një festë të shkëlqyeshme më vonë.

Dasma do të zhvillohet sapo të përfundojnë angazhimet e tyre të punës. “Plani është që të martohen jashtë vendit, sapo të mbarojnë projektet e tyre, me miqtë më të afërt dhe familjen rreth tyre. Më pas do të ketë një festë të madhe në Londër më vonë kur të kenë mundësinë.”, tha burimi për The Sun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu