Propozimet për martesë kanë qenë gjithnjë pika e dobët e të gjithëve për të qarë, pasi është pikërisht momenti kur dikush e zyrtarizon dashurinë dhe i jep asaj një dimension tjetër.
Ky djalë nga Elbasani, i ka prpozuar për martesë të dashurës së tij në sy të të gjithëve, me balerinë dhe koreografi, një shfaqje e vërtetë në sytë e të pranishmëve në një nga lokalet e qytetit.
Në videon e publikuar shfaqen dy balerina që dolën të parat për të kërcyer, pastaj iu bashkuan edhe të tjerë që qëndronin ulur në tavolina dhe në fund fare dhëndri i ardhshëm, që me këngën e Bruno Mars “Marry You” i drejtoi pyetjen e madhe personit të tij të zemrës, që po qëndronte e shtangur në këmbë.
Njerëzit kanë duartrokitur të entuziazmuar dhe përgjigja ishte sigurisht pozitive.










