Rivotimi në Tearcë, 714 votuesit vendosin për mandatin vendimtar (VIDEO)

Në vendvotimin nr. 2011 në Tearcë deri në orën 10 në votim kanë dalë 76 prej 714 votuesve, ose 10.64 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Deri tani votimi zhvillohet pa probleme. Për shkak të defektit të UV llampave Këshilli zgjedhor pesëmbëdhjetë minuta e ndërpreu votimin derisa nuk u siguruan UV lampa të reja. Që atëherë votimi zhvillohet normalisht, informon këshilltarja e marrëdhënieve me opinionin Lupka Guguçevska.

Të dhënat vijuese për jehonën e votuesve KSHZ-ja do t’i njoftojë pas orës 13. Rezultatet paraprake nga votimi Komsioni pritet që t’i njoftojë në pres konferencën në orën 21:30. Në këtë vendvotim në Tearcë, i cili u hap në orën 7 sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare 2016. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë ankesën e Kolaicionit të kryesuar nga LSDM dhe të sjellë vendim për anulimin e votimit në këtë venedvotim.

Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 prej të cilëve 91 kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Besën, 64 për PDSH-në, 53 për BDI-në, 25 për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një për Maqedoninë dhe për Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë.

Në Njësinë zgjedhore 6 sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, më shumë vota 40.599 fitoi BDI-ja, pastaj pason VMRO-DPMNE-ja me 26.135, LSDM-ja me 25.828, Besa me 25.054, Aleanca për Shqiptarët 17.970, PDSH-ja 16.225, VMRO për Maqedoninë 919 dhe Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë 239. Sipas votave të fituara, më shumë deputetë, gjegjësisht 6 fitoi BDI-ja, VMRO-DPMNE-ja 4, Besa 3, LSDM-ja 3, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja 2.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu