Pra po formohet sërish një pol politik shqiptar dhe mediatik që po synon të shpëtojë dhe rikthejë partinë e Nikolla Gruevskit.
Duhet përmendur ndërkohë, që kandidati i VRMO-DPMNE-së për bashkinë e Shkupit, Koce Trajanovski, në zgjedhjet e 25 qershorit mori pjesë në mitingun përmbyllës të LSI-së së Ilir Metës, me të cilin pati edhe një takim mjaft të ngrohtë, që u pa si një sinjal politik i qartë.
Por ndërkohë, ky pol politik nuk ka një qëndrim për partitë shqiptare që garojnë në SHkup. Bashkia e madhe e Shkupit është mjaft e varur nga votat e shqiptarëve që janë 30% në kryeqytetin e Maqedonisë.
Në zgjedhjet lokale ka pasur një aleancë politike ku Shqiptarët kondiciononin votat për bashkinë e madhe me mbështetjen në qeverinë qëndrore.
Deri tani BDI ka pasur një koalicion me VRMO-në për bashkinë e madhe të Shkupit, kurse në këto zgjedhje BDI nuk ka paraqitur kandidat për bashkinë e madhe por mbështet kandidatin e LSDM-së, Koce Trajanovski. /tesheshi.com/










