Verën e kaluar kur i përfundoi kontrata me Bayern Munich, Arjen Robben komunikoi tërheqjen nga futbolli, një lajm që trishtoi jo vetëm tifozët holandezë dhe ata të Bayern Munich por edhe shumë fansa në mbarë botën që dashuronin stilin e të luajturit të sulmuesit anësor. Megjithatë pas vetëm 1 viti pushim, tashmë në moshën 36-vjeçare holandezi fluturues po mendon seriozisht rikthimin në futboll. Në Brazil është klubi i Botafogos që kërkon ta bindë për t’iu rikthyer fushave nëpërmjet zëvendëspresidentit të shitjeve dhe marketingut Ricardo Rotenberg i cili në një intervistë deklaron:
Për mua ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2014. Ai është idhulli im dhe mendoj se është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ka risk sepse ai ka qëndruar shumë kohë pa luajtur. Kam tentuar dhe më është përgjigjur, duke u shprehur i lumtur për interesimin e Botafogo. I kërkova Marcos Leite (Menaxheri i Yaya Toure) të më ndihmonte për të kontaktuar Robben. Ai gjeti kontaktin dhe foli me menaxherin e tij. Kjo ishte ndihma që më dha”, është shprehur Rotenberg për “Canal do TF”.










