Rohani: Marrëveshja me SHBA është akoma e mundur

Presidenti iranian, Hasan Rohani tha se një marrëveshje me SHBA-në ishte ende e mundur, nëse kjo e fundit i ribashkohet marrëveshjes për armët bërthamore. “Nëse SHBA dëshiron të arrijë marrëveshje me ne, ajo thjesht duhet të rikthehet në marrëveshjen për armët bërthamore. Madje marreveshja do të ishte e realizueshme edhe sot”, tha ai.

Rohani theksoi se do të ishte gabim dhe e papranueshme, nëse SHBA-ja do të përpiqej ta detyronte Iranin në tryezën e bisedimeve me një strategji presioni maksimal. Javën e kaluar, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht OKB-së dëshirën e rivendosjes së sanksioneve globale mbi Iranin, një veprim që u refuzua menjëherë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, tre aleatët e SHBA-së ende palë në marrëveshjen e Iranit 2015 për armët bërthamore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu