Ronaldo e nënshkruan një marrëveshje në Itali

I lidhur me një kalim tek Juventusi gjatë gjithë javës që lam pas, Cristiano Ronaldo ka nxitur edhe më shumë këto thashetheme pasi që ka nënshkruar një marrëveshje me një shoqatë italiane për të bërë promocion në një fushatë për dhurimin e gjakut në Itali.

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes “Associazione Volontari Italiani Sangue (AVIS)” dhe “Italian Blood Volunteering Association” në Bellano.

Ata kanë arritur një marrëveshje për të marrë të drejtat e imazhit të Ronaldos që mbrohen nga Abbott, biznes amerikan, të cilët kanë të drejtat në mbarë botën për imazhin e Ronaldos.

Si rezultat, imazhi i Ronaldos do të paraqitet në një seri posterësh në Itali që ju sugjeron njerëzve që dhurojnë gjakë.

Për me tepër, AVIS shumë shpejt do të lansojë edhe një video në të cilën portugezi shpjegon rëndësinë e të dhënit gjakë.

Lajmi për këtë bashkëpunim është një marrëveshje e madhe në Itali, pasi që lojtari pritet që shpejt ti bashkohet Juventusit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu