Ronaldo e thotë fjalën e tij, kërkon transferimin e Pogbas te Juventus

Cristiano Ronaldo u ka thënë drejtuesve të Juventusit se kanë nevojë për Paul Pogba.

Skuadra italiane, së bashku me Real Madridin, kanë qenë duke e vëzhguar yllin e Manchester United që nga vera e kaluar, përcjell InfoShqip.com

Sponsori kryesor i Juventusit është i gatshëm të ndihmojë me 200 milionë eiro, për të qenë në gjendje të sjellin ish mesfushorin e tyre që në afarin kalimtar të janarit.

26 vjeçari Pogba është gati të rikthehet nga lëndimi te Manchester United, që e mbajti jashtë fushave për dy muaj.

Dhe tani Ronaldo, ka thënë fjalën e tij, duke dhënë pëlqimin për transferimin e lojtarit që ka fituar Kupën e Botës me Francën në vitin 2018.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu