Nuk e kanë fituar asnjëherë Topin e Artë. Nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun ‘The Best’. Dhe asnjëherë nuk pritet që ta bëjnë këtë. Në çdo rast tjetër përfshirja e Luka Modric dhe Toni Kroos në formacionin e vitit për shumë vite tregon rëndësinë e tyre në skuadrën aktuale të Real Madridit. Ata janë aq të veçantë saqë Real Madridi falënderon fatin që i ka bërë bashkëlojtarë në mesfushë.
Nuk ka mundësi se si mos ta rikujtojmë rënien e Real Madridit të Carlo Ancelottit kur Luka Modric pësoi dy dëmtime, apo se si ftohet loja e Real Madridit pa pasimet e Toni Kroos. Ata janë aq të mirë, aq vendimtar, ashtu që trajneri Zidane ka ndryshuar plotësisht lojën e Real Madridit nga ardhja e tij. Real Madridi tani nuk po luan me 3 sulmues por me 4 mesfushorë që protagonistë kryesor kanë Modric dhe Kroos në lidhjen e mesfushës me Cristiano Ronaldon, lojtarin më të mirë në botë aktualisht.
Rivalët tjerë e dinë këtë, bashkëlojtarët e dinë, Zidane e di, trajnerët e skuadrave tjera e dinë. Real Madridi po luan futbollin më dinamik në Europë me tingujt e Lukas dhe Tonit. Në këtë epokë të Ronaldos dhe Messit, nuk ka vend për t’a kur bëhet fjalë në caktimin e lojtarëve më të mirë, përcjell Albeu.com.
Por, një gjë është e sigurtë, në këtë sukses të Cristianos i cili pritet të fitoj Topin e Artë dhe të pestin në karrierën e tij duke mposhtur sërish rivalin më të madh, Leo Messin, janë këmbët e Luka Modric dhe Toni Kroos që po i sjellin atij suksesin. Çdo top që po kalon nëpër këmbët e tij, po bëhet një top i artë për Cristianon. Dhe sulmuesi Portugez, është duke shfrytëzuar më së miri lojën e tyre. /albeu.com/










