Ronaldo godet me top rojën e stadiumit, shkon ta shoh nga afër gjendjen e tij (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në Zvicër, ku po përballet me Young Boys në kuadër të ndeshjes hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshje, kur lojtarët kryenin nxehjen, Ronaldo goditi një top jashtë portës, ku topi e goditi një nga rojet në stadium.

Portugezi menjëherë shkoi të shikojë gjendjen e tij, pasi roja kishte mbetur i shtrirë në tokë.

Ky episod nuk është se e pengoi Ronaldon që pas pak minutash shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Zhvillohej minuta e 14-të, kur Bruno Fernandes gjeti Ronaldon në zonë, e ky i fundit me një prekje shënoi në mes të këmbëve të portierit (1-0).

Manchester United e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë.

Këtë vit ata llogariten si një nga klubet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu