Ronaldo ndryshon ligjet e Arabisë Saudite, për Georgina-n

Shteti arab u “detyrua” të ndryshojë ligjet e tij për të favorizuar bashkëjetesën e Kristiano Ronaldos me Giorgina Rodriguez, partneren e talentit portugez. Deri pak ditë më parë ligji nuk e lejonte bashkëjetesën jashtë martesës. Por statusi martesor i Ronaldo-s ka bërë që shteti saudit të ndryshojë ligjet në fuqi, por vetëm për të.

Në Arabinë Saudite, ligji nuk lejon që një çift i pamartuar të jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi. Për këtë arsye, çiftit i është dhënë një lloj përjashtimi që do t’i lejojë dy të fejuarit të jetojnë së bashku jashtë lidhjes martesore.

Mund të jetë një hap i madh drejt të drejtave civile, ose thjesht një favorizim momental për një kampion që e ka vënë Arabinë Saudite në qendër të vëmendjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu