Ronaldo synon ta kualifikojë Portugalinë në Evropian, duke e rrëzuar Serbinë

Përveç Shqipëri-Francë dhe Kosovë-Angli, këtë të premte luhen edhe 5 sfida të tjera, ke vetëm në dy prej tyre ka interes sa i përket renditjes përfundimtare dhe objektivave për t’u kualifikuar në Europian.

Në Grupin H, ku bën pjesë dhe Shqipëria, po në orën 20:45 luhen Turqi-Andorrë dhe Moldavi-Islandë. Nuk pritet që Turqia të hasë probleme në përfaqësueses modeste, çka e shtyn Francën të kërkojë me çdo kusht fitoren me Shqipërinë për të mbrojtur vendin e parë.

Islandës i duhet të marrë pikë në Moldavi, për të qenë e sigurt për vendin e tretë, pasi një fitore hipotetike e kuqezinjve ndaj “Gjelave”, shoqëruar me humbjen e ishullorëve, i zhvendos këta të fundit në vendin e katërt, për efekt të rezultateve të ndeshjeve të drejtpërdrejta.

Në grupin e Kosovës (A) përbën disi interes Bullgari-Çeki. Nëse çekët luajnë vetëm për prestigj dhe moral, pasi janë të blinduar në vendin e dytë, bullgarëve u duhet të paktën një pikë për të lënë në vendin e fundit Malin e Zi, pasi të dyja përfaqësueset balkanike kanë grumbulluar nga 3 pikë.

Në Grupin B, ku Ukrainë e ka siguruar vendin e parë, Serbia ka një mundësi më shumë se reale, hipotetike, për t’u kualifikuar, sigurisht nëse surpriza e madhe vjen nga Luksemburgu, ku Portugalia duhet të fitojë për të mos u varur nga sfida Serbi-Ukrainë.

CR7 me shokë kanë 1 pikë më shumë se serbët në renditje, por edhe kalendarin në favor, pasi do të ishte çmenduri të besohej që Luksemburgu do t’u merrte pikë luzitanëve./SS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu