Ronaldo ua rrëmben zemrat tifozëve, shpallet lojtar i ndeshjes në sfidën ku kishte kundërshtarë Messin, Mbappen e Neymarin

Cristiano Ronaldo menjëherë rrëmbeu zemrat e tifozëve saudit në paraqitjen e tij të parë në Arabinë Saudite, me një paraqitje mbresëlënëse duke shënuar dy herë në trilerin prej nëntë golash ndërmjet yjeve të Al Nassr&Al Hilal dhe Paris Saint-Germainit.

Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Riad, superylli portugez ishte kapiten i skuadrës saudite, e cila u vë përballë rivalit të tij të përbetuar, Lionel Messi dhe emrave të mëdhenj të futbollit, si Neymar, Kylian Mbappe e Sergio Ramos.

Megjithëse ishte një takim miqësor, kjo sfidë joshi interesimin e futbolldashësve për shkak të emrave që ishin të përfshirë në të.

Ishte debutimi i 37-vjeçarit në futbollin saudit (megjithëse akoma jo zyrtar), ku ai menjëherë la mbresa dhe u shpall lojtari i ndeshjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu